ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 6 Muaj pa Presidentin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Gold Member
Gold Member


Numri i postimeve : 563
Reputation : 2
Registration date : 06/01/2008

MesazhTitulli: 6 Muaj pa Presidentin   Sat Feb 09 2008, 04:16

Nė rezidencėn e Presidentit - gjashtė muaj pas 21 janarit

Prishtinė, 2O korrik - Gjashtė muaj pasi kanė kaluar qėkur pushoi sė rrahuri zemra e madhe e Presidentit Rugova, pėrsėri gjendem nė mjediset e punės dhe aktiviteteve tė pėrditshme nė rezidencėn e tij nė Velani.


Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar, vetėm qė tani nė ato mjedise ka vetėm heshtje. E njėjta renditje nė enterier tė sallonit ku priteshin mysafirėt, zhvilloheshin takimet, bisedimet. Sikur koha ėshtė ndalur. Ende nė krye tė sallonit qėndron fotografia e Presidentit me njė buqetė lulesh tė freskta, ku kohė pas kohe ende vijnė pėr ngushėllime, diplomatė tė huaj, miq e dashamirė nga vise tė ndryshme, sidomos bashkatdhetarė nga diaspora e largėt.

Rrinė aty pesė flamuj tė paluar - i Dardanisė, shqiptar, i OKB-sė, i BE-sė edhe amerikan - sikur presin dorėn e Presidentit qė t'i nxjerrė jashtė dhe tė valojnė nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė pėr tė cilėn aq shumė gjakoi Ibrahim Rugova.

Qėndron aty tavolina me 12 karriga ku Presidenti i takonte kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Qėndrojnė nė sallon tė gjitha ato fotografi, piktura, gjėsende tė shumta dhe njė vitrinė me kristalet mė tė bukura tė Kosovės, si dėshmitarė tė heshtur tė viteve tė kaluara, ku Presidenti priti shumė mysafirė, politikanė, diplomatė tė njohur e mė pak tė njohur, personalitete tė ndryshme; aty ku zhvilloi biseda nganjėherė jo edhe aq tė lehta, ku pati jo pak presione.

Aty ku mė sė shumti e ka shqiptuar fjalėn pavarėsi pėr Kosovėn. Nė tė njėjtin kat, ngjitur me sallonin, rri e mbyllur dhoma e mineraleve dhe kristaleve, tė cilėn mysafirėve tė nderuar gjithmonė me kėnaqėsi ua ka treguar.

Ngjitemi lart nė katin e tretė tė shtėpisė, nė bibliotekė, aty ku e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės. Njė dhomė e gjatė, me dy pjesė e nivele. E para e mbushur me libra nga mė tė ndryshmet, kurse nė tjetrėn, nė njė nivel pak tė lartė, njė si dhomė e mobiluar thjesht me vetėm dy kauēa dhe njė tavolinė tė ulėt.

Aty ka kaluar kohėn e pushimit dhe tė punės deri nė orėt e vona tė natės, apo mė mirė tė themi deri nė orėt e hershme tė mėngjesit. Aty asgjė nuk ka ndryshuar qė nga 21 janar 2OO6. E njėjta renditje, e mobiljeve...

Mbi tavolinė syzat e Presidentit mbi njė libėr, tre lapsa, urimi pėr Vitin e Ri nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush; dy flamuj tė paluar nga dita e funeralit, njėri qė ishte vendosur mbi arkivolin, kurse tjetri qė valoi gjatė zisė kombėtare nė Presidencė nė gjysmė shtize dhe njė orė tavoline, dhuratė nga gjenerali Riēard B.Majers, shef i shtatmadhorisė sė ushtrisė amerikane.

Nė njė kėnd tjetėr ėshtė njė fashikull ku gjenden shėnimet e fundit tė Presidentit - pėrgatitjet pėr takimet qė ka pasur deri mė 17 janar 2OO6. I njėjti dorėshkrim, i njėjti kujdes pėr pedanteri.

E shkruar qartė atė qė ka pėr tė thėnė nė takim. Data, muaji viti, ora, bashkėbiseduesit...

Aty ėshtė edhe fjalimi i fundit qė ka mbajtur jashtė rezidencės: 1O dhjetor 2OO5 nė Prishtinė, nė Sheshin Skėnderbeu kur ndriēoi drurin e paqes.

Nė njė vitrinė nė krye tė dhomės shihen dy libra tė trashė dhe brenda tyre plot letra tė vogla me shėnime.

Ata janė dy libra nė anglisht dhe frengjisht nga shekulli XIX mbi antikėn dhe secili prej tyre ka mbi 2OOO faqe dhe tė mbushura me skeda nga Presidenti. Nė atė vitrinė, ku ishte renditur e plotė Enciklopedia britanika, bie nė sy edhe njė libėr tjetėr, ai i njė autori anglez tė shek. XVIII, Edward Gibbon me titull "Rėnia e Perandorisė Romake", i cili po ashtu ėshtė i mbushur me skeda, si dhe "The Illyrians" nga John Wilkes nga viti 1995, por edhe disa libra tė autorėve tė ndryshėm pėr Lekėn e Madh.

Aty ėshtė edhe kompleti i veprave tė Presidentit dhe "Iliricum sacrum". Kėta libra, si dhe disa tė tjerė pėr mineralet e kristalet i ka pasur nė dorė gjatė Presidenti Rugova dhe fryt i studimit tė tyre ėshtė edhe njė vepėr qė ka lėnė nė dorėshkrim pėr lashtėsinė iliro-shqiptare dhe tjetri pėr mineralet e kristalet e Kosovės.

Ende qėndron njė tavolinė e vogėl ku Presidenti ka pirė kafenė e mėngjesit dhe ka ndenjur kohė pas kohe, dhe aty gjithmomė e ka pasur nga njė libėr. Po aty i ka gjetur pėr atė ditė fjalimet e radhitura ditė, apo telegramet, mesazhet e ndryshme qė ia ka lėnė djali i vogėl Uka, pasi mė parė Presidenti i kishte shkruar rreth mesnatės.

Fare pak dihet se Presidenti Rugova, si rrallė ndonjėherė ndonjė President nė botė, tė gjitha fjalimet, telegramet dhe mesazhet i ka shkruar vetė. Presidenti Rugova ka qenė i pėrkushtuar pėr familjen e vet. I ėshtė shmangur jetės publike me familje.

Bashkėshortja, zonja Fana dhe djemtė Mendimi e Uka, si dhe vajza e vogėl Teuta, secili nė mėnyrėn e vet i kanė ndihmuar Presidentit dhe kanė qenė tė pėrkushtuar ndaj Kryefamiljarit, andaj vėshtirė e kanė tė pėrballojnė mungesėn e bashkėshortit dhe babait tė tyre, sado qė pėrpiqen.

Bashkėshortja Fana, si zonjė e vėrtetė e shtėpisė nė plotkuptimin e fjalės, 16 vjet mė parė braktis profesionin e pegagoges pėr t'iu pėrkushtuar bashkėshortit dhe familjes, duke rritur dhe edukuar tre fėmijė.

E fundit ka rėnė nė gjumė dhe e para ėshtė zgjuar. Eshtė kujdesur pėr ēdo detaj rreth Presidentit. Zonja Fana mė s'ka lot. Ka vetėm kujtime tė pufund.

Djali i madh, Mendimi, i rritur "nė prehėr tė gjyshes", e cila ka dhjetė vjet qė nuk jeton mė, ka disa vite qė merret me meteorologji, duke shėnuar ēdo ditė tė gjitha parametrat klimatike, por mė gjatė merret me disenjim e kompjuteristikė.

Mbi tė gjitha ai ka si pasion fotografinė artistike. Ai ka bėrė disenjimin e medaljeve qė ka ndarė Presidenti dhe tė simboleve tė tjera. Djali i dytė, Uka, ndoshta pse dhjetė vjet ishte fėmija mė i vogėl, ėshtė i lidhur shumė pėr babain.

Madje si fėmijė katėrvjeēar ka mėsuar tė lexojė vetėm pėr ta imituar babain e vet duke lexuar. Uka kėto gjashtė vitet e fundit, tashmė kur ishte bėrė burrė, i ka qėndruar shumė afėr Presidentit dhe si njė lloj sekretari personal i tij, i ka ndihmuar nė shumė punė, tė themi teknike: duke ia shtypur tė gjitha shkresat e ndryshme dhe fjalimet, duke u kujdesur rreth takimeve nė rezidencė etj.

Ai shpesh bėnte shaka dhe krijonte atmosferė humori nė rezidencė. Ndoshta mė sė shumti Presidenti do t'i mungojė vajzės Teuta, e cila sa herė ėshtė kthyer nga shkolla e ka pėrqafuar babain.

Ajo si nxėnėse shembullore, tani sapo ka mbaruar klasėn e nėntė dhe nė vjeshtė do tė shkojė nė shkollė tė mesme. Tani me siguri ka pasur shumė nevojė pėr ta konsultuar babain pėr shumė gjėra...

Presidenti Rugova ndonėse ka pasur edhe momente tė vėshtira, pas bisedave nganjeherė aspak tė kėndshme, por gjithmonė ėshtė pėrpjekur tė mos e ngarkojė familjen me tensionet politike.

Gjithmonė e ka relaksuar atmosferėn nė familje, ndonėse nė situata tė ndryshme nuk e ka pasur aspak lehtė. Andaj gjatė kohės sė lirė nė TV gjithmonė ka pasur dėshirė tė pėrcjellė emisione tė lehta muzikore dhe humoristike.

(QIK - Sabedin Haliti)
__________________
Nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė: "Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://xoface.buygoo.us
 
6 Muaj pa Presidentin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Politika & Shtypi :: Politika :: Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006-
Kėrce tek: