ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Kriza Morale e tė Djathtės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Gold Member
Gold Member


Numri i postimeve : 563
Reputation : 2
Registration date : 06/01/2008

MesazhTitulli: Kriza Morale e tė Djathtės   Sat Feb 09 2008, 04:24

Dihet mirėfilli se LDK-ja e dr. Ibrahim Rugovės u themelua si parti, por veproi si Lėvizje masive. Vlerėsimi i njėzėshėm, pėrfshi kėtu edhe mendimin e shprehur nga Kadareja se dr.Rugova ėshtė intelektuali mė i madh shqiptar, vėnia e Tij nė krye tė kėsaj Lėvizjeje nuk ishte rastėsi. Kėsaj pėrzgjedhjeje dinjitoze i kanė paraprirė qasjet e Tij serioze, sic ishte drejtimi i gazetės studentore “Bota e re“, me tė cilėn daton politika alternative nė Kosovė nė vitet ’70-a.

Nėse u referohemi shifrave rezulton se mė 1992 pėr kėtė subjekt votuan 96% e popullsisė tė Kosovės. Natyrisht, rast unikal nė botė. (Pėrjashtojmė kėtu pėrrallat 99, 99% tė “demokracive popullore“, tė cilat me aplikimin e diktaturės tė egėr lanė nė hije edhe fashizmin).

Veprimi i LDK-sė si lėvizje gjithėpopullore u kushtėzua nga dy faktorė: e para, vėnia nė ballė tė saj tė intelektualit tė madh kombėtar dr. Ibrahim Rugova – pamundėsoi cfarėdo rivaliteti nė shkallė Kosove. E dyta, Kosova, pėrgjatė njė dekade tė plotė pėrjetoi pushtimin e egėr serbo-sllav, duke u privua jo vetėm nga jeta politike, ekonomike, por edhe nga ajo shoqėrore dhe civile. Andaj, vetėm njė bashkim monolit, qė ofroi kjo parti, ishte efikas pėr qendresė morale dhe gjer nė krijimin e institucioneve paralele, pėrsėri njė rast tjetėr unikal i tė gjitha kohėrave.

Dr. Rugova partinė e Tij e pėrdori jo pėr pushtet, por pėr tė bėrė shtet. Ai ishte i vetėdijshėm se partinė e shoqėronin edhe disa mangėsi. Por, meqė ishte nė krye, gjithėcka funksiononte pėr mrekulli.

Ai tė gjitha energjitė personale e partiake i kishte vėnė nė shėrbim tė pavarėsisė tė Kosovės. Po sa ta arrinte kėtė, kishte projektuar profilizimin e mirėfilltė tė partisė. LDK-ja pas bėrjes tė shtetit, do t’i drejtohej pushtetit, pėr ta prosperuar Kosovėn.

Prania ndėrkombėtare e pasclirimit tė Kosovės imponoi, pothuajse dhunshėm, njė bashkėqeverisje me njė opozitė shumė destruktive, e cila e frymėzuar nga pucet komuniste enveriste, kinse nė emėr tė luftės, pretendonte me cdo kusht pushtetin. Dr. Rugova fjalėpak e prudent, mjeshtėrisht, arriti tė shthurė ėndėrrat cmendurake tė amatorėve politikė pėr ta zotėruar pushtetin. Dhe, kėtė e bėri jo pėr hir tė pushtetit, por pėr arsye parimore, meqė e ndjente pėrgjegjėsinė pėr fatin e demokracisė. Ai nuk mund ta pranonte qė njė diktaturė pushtuese tė zėvėndėsohet me njė diktaturė “cliruese”, qofshin kėta edhe bashkėkombas. Nėse para njė presioni tė tillė do tė dorėzohej, filozofia e Tij urtake e mencurake do tė menjanohej dhe arkivohej. Dhe, kjo do tė ishte fatale pėr Kosovėn, popullin e saj tė pėrvuajtur, qė pėrjetoi pushtimet nė dekada e shekuj.

Padyshim dr.Rugova ishte njė kombėtar kalibri, i brumosur me dashuri e ndjenja atdhetare, tė trashėguara gjysh – stėrgjyshi, familje e gjakosur pėr liri e Atdhe brez pas brezi. Projekti i Tij madhor ishte krijimi i njė tė djathte bazale e moderne nė Kosovė. Edhe vet historia jonė kombėtare pėrfaqėsohet me dinjitet e mburrje me tė djathtėn. Ndėrsa e majta ka lėnė vėrragė e plagė nė trupin dhe shpirtin e kombit, duke u vėnė nė shėrbim tė armiqve tė gjithėmonshėm.

Largimet grupore apo individuale nga LDK-ja, nė tė gjallė tė dr. Rugovės, ishin, kryesisht, njerėz me bindje tė majta dhe u kthyen nė bazėn e tyre partiake. Partia nuk pėsoi asgjė, pėrkundrazi pastroi radhėt nga “shmajtanėt”. LDK-nė e trashėguam nga dr. Rugova tė plotė dhe superiore absolute nė anėtarėsi dhe elektorat, nė raport mė partitė e tjera nė Kosovė. Ishte obligim moral e kombėtar, i atyre qė i dolėn pėr zot partisė, ta ruanin si sytė e ballit kėtė vlerė tė cmuar trashėguese.

Mjerisht, mungoi vullneti i mirė pėr ta ruajtur Partinė e Presidentit Rugova. Ndarja e LDK-sė qe e tejdukshme, nė dritė tė diellit, para syve tanė, pasqyruan gjer nė detaje nė mediat elektronike dhe tė shkruara. Andaj, nuk ėshtė parė asnjė arsye objektive pėr ta pėrligjur ndarjen. Pėrkundrazi, mbizotėroi interesi personal e grupor, duke e tėrhequr zvarrė anėtarėsinė besnike tė dr. Rugovės, edhepse skajshėm e brengosur dhe e mėdyshur. Cuditerisht, nga 189 delegatet qe i dhene votėn zotit Fatmir Sejdiu edhepse qentė pranishėm nė shkatėrimin e Partisė tė Presidentit Rugova, madje pėr fajin ekskluziv tė tė pėrzgjedhurit tė tyre, asnjėri syrėsh nuk pati kurajon qytetare tė reagojė me klifjen penduese: “Haram vota ime!”

Pėr ndryshim nga largimet e mėhershme, tani kemi ndarjen faktike tė LDK-sė, madje tė njė grupimi tė madh tė orientuar tėrėsisht djathtas, tė kryesuar nga akademik Nexhat Daci, bashkėpunėtori mė i ngushtė i dr. Rugovės nė pesė vitet e fundit.

Kryesia e Nėndegės tė LDK-sė pėr Rheinland Pfalz tė Gjermanisė, pas shumė kėrkesave e lutjeve pėr urtėsi e maturi nė vendime tė bėra nė adresė tė atyre qė kryesuan Kuvendin e VI – tė tė LDK-sė, publikoi qėndrimin e prerė tė saj nė kombėtarėn “Bota sot: “Mbetemi nė LDK-e, por nuk mbėshtesim udhėheqjen qendrore.” Gjtihėcka qė ne parashikuam atėbotė, u vėrtetuan katėrcipėrisht e kobshėm sot.

Tė njėzėshėm me shqetėsimet tona pėr fatin e Partisė tė Presidentit Rugova ishin edhe shumė analistė, njerėz publik nga brenda e jashtė Kosovės. Por, klani qė uzurpoi kupolėn e partisė u mjaftua me elozhet sa cinike e hipokrite po aq edhe tė marrėzishme qė i bėnte kreu i OSBE-sė Vendred nė Kosovė dhe ndoca tė tjerė, duke e cilėsuar Kuvendin zgjedhor tė LDK-sė korrekt dhe shėmbull ideal pėr partite tjera!(Hajde rrena,hajde!)
__________________
Nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė: "Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://xoface.buygoo.us
 
Kriza Morale e tė Djathtės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Politika & Shtypi :: Politika :: Politika-
Kėrce tek: