ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Gold Member
Gold Member


Numri i postimeve : 563
Reputation : 2
Registration date : 06/01/2008

MesazhTitulli: Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit   Sat Feb 09 2008, 04:28

Shkruan: Enis Sulstarova

Recension:
Kurti, A. (2007) Zgjohu! Pėr rezistencė drejt lirisė 2003-2007. Prizren: Sh. B. Berati.

Nė tė vėrtetė, pikėrisht qė pavarėsia tė mbetet ėndėrr dhe vetėm ėndėrr, ata nuk duan qė ne tė zgjohemi asnjėherė. Ne kemi mbetur dhunshėm tė lirė vetėm nė ėndrrėn tonė.
Albin Kurti

Ndėr aktet mė tė fundit i mosbindjes qytetare tė Albin Kurtit ishte ardhja ilegale nė Tiranė pėr tė na treguar mbi atė ēfarė e pret Kosovėn pas shpalljes sė pavarėsisė. Ai kėrkoi tė informonte edhe njė herė, pėrpara se tė jepet vendimi gjyqėsor i UNMIK-ut i ēėshtjes sė tij dhe qė ndoshta do t’ia pamundėsojė ardhjen sėrish nė Shqipėri, politikė-bėrėsit dhe opinion-formuesit dhe kėdo qė ka dėshirė tė dėgjojė tė vėrtetėn mbi Pakonkurit e Ahtisarit, e cila po shpallet nga tė gjitha anėt si shpėtimi i Kosovės. E kaloi ilegalisht kufirin sidomos pėr ata qė e kanė quajtur “radikal”, “majtist”, “maoist” etj., pėr t’ju thėnė njė fjali tė thjeshtė, por qė pėrmban njė mėsim tė madh, qė ata supozohet se duhet ta kishin mėsuar vetė tashmė: “Nė diktaturė e vėrteta ėshtė radikale” (f. 134; tė gjitha citimet e shoqėruar me numrin e faqes janė nga libri i Kurtit). E vėrteta mbi gjendjen e tanishme dhe tendencat e tė ardhmes sė Kosovės pėrshkon tėrė faqet e librit tė tij Zgjohu, qė ai e solli me vete me shpresė tė ribotimit tė tij nė Shqipėri, qė e vėrteta tė pėrshkojė mė shumė mendje e tė zgjojė mė shumė vullnete nė mesin e shqiptarėve. Pėrpara se tė jetė shumė vonė pėr ndryshim. Qė sė paku tė mos thonė “nuk e dinim”. Me shpresė se sė shpejti lexuesit e kėtej kufirit do ta do tė kenė nė dorė librin e Kurtit, mė poshtė po paraqesim prej tij argumentet themelore, qė janė edhe logjika e veprimit e Lėvizjes Vetėvendosje! Albin Kurti me plot gojėn mund ta quajmė si heroin e tė vėrtetės mbi Kosovėn.

Sovraniteti
Temė qendrore e Lėvizjes Vetėvendosje! ėshtė mohimi qė i bėhet vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės, qė do tė thotė mohim i lirisė. Vetėvendosja ėshtė shprehje e vullnetit tė popullit, d.m.th. e bėrjes sė tij subjekt dhe veprimi i tij si subjekt ėshtė provė e lirisė sė tij. Vullneti i popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė themeli i legjitimitetit tė institucioneve qeverisėse sė Kosovės, sikurse vlen pėr shtetet e tjera sovrane dhe tė pavarura. Ndėr kėta institucione mė tė rėndėsishmet janė ushtria kombėtare, Ministria e Jashtme dhe ulėsja nė OKB, qė garantojnė sovranitetin, integritetin territorial dhe marrėdhėniet reciproke me status tė barabartė me shtetet e tjerė. Me pasjen e kėtyre institucioneve populli i Kosovės subjektifikohet, sepse ato veprojnė si tė deleguara prej tij. Institucionet e tjera vijnė mė pas. Kėto gjėra qė po pėrmendim janė ABC e politikės sė shtetit kombėtar, janė krejt tė rėndomta, por pikėrisht kėto dhunohen nė rastin e Kosovės, duke ia pamundėsuar popullit tė jetė subjekt dhe duke shkelur ēdo logjikė tė politikės. Lėvizja Vetėvendosje! dhe Albin Kurti bėjnė thirrje pėr kthim te logjika e politikės, kthim te themeli i saj, sovraniteti. Sovraniteti ėshtė aktual, nuk ėshtė njė term abstrakt dhe i paprekshėm politiko-juridik, por ka tė bėjė me aktualitetin dhe pėrditėsinė e jetės sė njė populli. Kurti na kujton se sovranitetin e marrin tė mirėqenė kur e kemi, pėr tė nuk flasim fare, thuajse ai nuk ekziston, por ai shfaqet dhimbshėm pikėrisht atėherė kur mungon. Si nė rastin e Kosovės, ku ai ėshtė zgjidhja e problemeve me sistemin gjyqėsor, privatizimin dhe politikat publike, kodin telefonik, sistemin financiar dhe pjesėmarrjen nė financat ndėrkombėtare, shkrimin e historisė, pjesėmarrjen e sportistėve nė veprimtari ndėrkombėtare, etj (f. 83). Pėrkundėr atyre qė thonė se globalizimi (pavarėsisht se ēfarė kuptohet me kėtė) e gėrryen sovranitetin, ky i fundit ėshtė kusht pėr pjesėmarrje nė proceset globalizuese politike dhe ekonomike.
Rrėnja e problemit: Rambujeja
Sovraniteti i Kosovės mohohet nga Serbia, UNMIK-u, me bashkėpunimin e partive politike tė Kosovės dhe te kėta janė tė drejtuara shigjetat e Lėvizjes Vetėvendosje! Pika e lidhjes mes tyre ėshtė Marrėveshja e Rambujesė, nė mes sė luftės sė Kosovės, pikėrisht ajo qė i hapi rrugėn bombardimeve tė NATO-s. Dokumenti i Rambujesė u firmos nga katėr pėrfaqėsues tė politikės shqiptare nėn trysninė ndėrkombėtare dhe i dha ēėshtjes sė Kosovės njė status tė shkeljes sė drejtave njerėzore, sigurisht diēka e drejtė, por e pamjaftueshme, sepse tė drejtat kombėtare tė Kosovės si njė vend i kolonizuar nuk u morėn parasysh dhe Rambujeja njohu sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn. Albini vėren se tani qė Jugosllavia nuk ekziston mė, fantazma e saj jeton me Rambujenė dhe regjimin e saj tė qeverisjes: “Dikur Kosova njihej pėrmes Jugosllavisė, sot Jugosllavia ka mbetur tė njihet pėrmes Kosovės” (po aty). Rambujeja nė pėrcaktimin qė i bėn Kosovės, nuk flet pėr popull, apo komb, por pėr bashkėsi kombėtare, duke zhvlerėsuar tė drejtėn pėr vetėvendosje. Nė vend tė koncepteve tė qytetarit, popullit kemi vetėm konceptin e bashkėsisė kombėtare apo nacionale (f. 35), pra pėrmes saj nė fakt ndodhi shkombėtarizimi i Kosovės. Kurti vėren nė mėnyrė tė hidhur: “Nė Rambuje shqiptarėt u pranuan si faktor pėr ta kryer defaktorizimin e vetes. Ky trend vazhdon edhe sot e kėsaj ditė. Konsiderohesh si subjekt atėherė kur duhet tė vendosėsh dhe pranosh tė jesh objekt” (f. 94-95).
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://xoface.buygoo.us
 
Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Politika & Shtypi :: Politika :: Politika-
Kėrce tek: