ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Pse nuk dua tė jem kryeministėr?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Gold Member
Gold Member


Numri i postimeve : 563
Reputation : 2
Registration date : 06/01/2008

MesazhTitulli: Pse nuk dua tė jem kryeministėr?   Sat Feb 09 2008, 04:30

26 shkurt 2002 Pse nuk dua tė jem kryeministėr?

Intervistė e Hashim Thaēit dhėnė gazetės “Zėri”
Prishtinė, 26 shkurt 2002 “Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe e konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura”. Kėshtu ka thėnė Hashim Thaēi kryetar i PDK-sė nė njė intervistė tė botuar tė martėn nė tė pėrditshmen “Zėri”.
- Nė bisedat e kėtij niveli ėshtė e pashmangshme ēėshtja e ndėrtimit tė institucioneve tė dala pas zgjedhjeve. Kaluan tre muaj dhe nė Kosovė nuk janė ndėrtuar institucionet. A mund tė flasim pėr arsyet kryesore pse gjatė kėtyre tre muajve nuk u arrit tė zgjidhen kėto institucione, sidomos institucionet kyēe, krijimi i qeverisė, zgjedhja e kryeministrit dhe e kryetarit tė Kosovės?
Thaēi: Zgjedhjet e pėrgjithshme treguan se qytetarėt e Kosovės gjithnjė e me tepėr dinė t’i vlerėsojnė zgjedhjet e lira, tė ndėrtojnė jetėn plurale, shoqėrinė civile, tolerancėn qytetare dhe se e kuptojnė pėrgjegjėsinė e tyre nė krijimin e institucioneve demokratike. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve mė 17 nėntor, PDK-ja ka kėrkuar qė tė gjendet modus pėr njė qeverisje tė koalicionit tė gjerė ku do tė bėnin pjesė PDK, AAK, LDK, si dhe minoritarėt. Kjo formė e qeverisjes sipas marrėveshjes do tė sillte shumė favore pėr Kosovėn dhe synimet e saja pėr tė ardhmen. Por, ndodhi ajo qė ndodhi, ngurtėsi, sjellje autoritare, pėrpjekje pėr monopol partiak mbi institucionet nga partia e cila fitoi mė tepėr vota nė zgjedhjet e pergjithshme, qė mė tepėr paraqet reflektim nostalgjikėsh tė njė nomenklature tė mendėsisė totalitare tė sistemit tė djeshėm tė rrėnuar politik mbi konceptin e pushtetit qė e donė gjithsesi. Rezultati i zgjedhjeve tregoi se nė Kosovė asnjė parti nuk ka fituar zgjedhjet nė kuptimin qė tė mund tė vendoste e vetme nė krijimin e institucioneve, andaj ēka ndodhi. Lidershipi i partisė me mė shumė vota, duke mos reflektuar nga realiteti, por duke u joshur nga egoja e pushtetit, do tė synonte deri nė agresivitet verbal, qė me ēdo kusht ta arrijė kėtė. Fatmirėsisht, demokracia parlamentare ka disa rregulla qė duhet tė respektohen. Opinioni ka pėrcjellė seancat tona nė Parlament, ato vėrtet qė nga takimi i parė ishin mė tepėr njė turp sesa njė ēast historik pėr vendin tonė, nė vend se tė ndodhte e kundėrta?! Nuk pretendoj t’i ikė pėrgjegjėsisė apo mė sė paku tė neglizhoj pasojat negative nga kjo gjendje e krijuar, por nė botėn parlamentare pluraliste, siē e kemi ne, nė rastet kur njė parti politike fiton mė tepėr vota, por nuk fiton dhe shumicėn, atėherė i takon asaj vetė tė gjejė partnerėt e vet pėr tė qeverisur. Por tek ne ēfarė ndodhi? Partia qė nuk ka shumicėn e duhur na ballafaqon me njė avaz tė njė koncepti dėshtakėsh fatalistė tė bartur nga e kaluara. Dy mandate parlamenti (1992-99) i krijoi dhe tė dyja pa i konstituar i eliminoi, duke mos pasur apo sė paku ofruar njė zgjidhje, nuk ofron koncept alternativ, asnjė qėndrim konstruktiv qė do tė mund tė ofronte zgjidhje, pos njė koncepti tė ngurtė, jorealist nė rrethana tė tanishme, qė mė tepėr bllokon, nė bazė tė koncept-egos unė jam unė dhe ti e tė gjithė tė tjerė duhet tė bėheni unė. Edhe pse partia-lider e di se pa bashkėpunim me tė tjerėt nuk mund tė krijojė institucionet, thuajse nuk dėshiron apo nuk do ta kuptojė se duhet tė zgjedhė koalicion me faktorė relevantė tė forcave parlamentare siē janė, PDK-ja, AAK-ja dhe partitė e respektuara tė minoriteteve joserbe apo me koalicionin serb “Kthimi” (“Povratakun”), secili subjekt ka projektet dhe synimet e veta qė konsistojnė me perspektivat e tyre pėr tė ardhmen e tyre politike, LDK-ja duhet tė zgjedhė, e tė mos na mbajė peng tė gjithėve. Ne jemi deklaruar se nuk ndėrrojmė partnerėt pėr bashkqeverisje. Sa i pėrket PDK-sė, unė dhe bashkėmendimtarėt e mi kemi krijuar parti politike jo pėr t’ia shtuar apo zbukuruar koloritin formal partiak Kosovės, apo votuar pa koncept pėr dikė, kemi obligime para qytetarėve, por nuk i kemi borxh asnjė subjekti politik. PDK-ja ka identitet origjinal politik mbi tė cilin kemi fituar votat, me ritėm stabil ngritjeje nė elektorat, pa barriera e ndikime tė sistemit tė kaluar dėshtak politik. Ne jemi kontinuiteti i konceptit politik demokratik modern, tė filluar qysh herėt, vizioni ynė ėshtė nė mėnyrė tė vendosur i orientuar nga zhvillimi dhe pėrsosja e demokracisė nė Kosovė, nė pėrputhshmėri me vlerat mė demokratike dhe mė humane tė botės sė zhvilluar, civilizimit perėndimor. E potencoj, ėshtė shqetėsues fakti kur njė parti me mė tepėr vota tė elektoratit nuk ka aftėsi dhe kreativitet veprimi e menaxhimi tė kėtyre votave, aq sa tė afrojė rreth platformės sė vet ndonjė parti tjetėr, sė paku njė. Kėtu shtrohet pyetja pse ndodh kjo?! Kemi tė bėjmė me paaftėsi, mendje pėrjashtuese, krizė bashkėpunimi, kryeneqėsi agresive tė tipit snobist ballkanik, e cila po e ēon vendin nė njė situatė paradoksale?! Kreu i kėtij grupimi politik kėrkon nga komuniteti ndėrkombėtar tė shtyhen edhe zgjedhjet lokale, tė cilat duhet tė mbahen nė vjeshtėn e kėtij viti, kėrkon ndryshimin e disa paragrafeve tė Kornizės Kushtetuese qė kanė tė bėjnė vetem me zgjedhjen e presidentit, e nuk pajtohet assesi qė t’i hyjė ndryshimeve thelbėsore tė kėsaj kornize, qė lidhen esencialisht me tė ardhmen e Kosovės. Nė vijim tė kėsaj, qė po ashtu vėrteton dyshimin tim se fjala ėshtė pėr mendje ekskluzive, e cila kėrkon mosrespektimin e procedurės demokratike dhe tė periudhės sė pėrcaktuar, kufizuese, pėr zgjedhjet e lira. Vėrtet ėshtė pėr tė dyshuar nė aftėsinė institucionale tė kėtij soji politik. Situatėn qė po e kalojmė unė e definoj kėshtu: nė Kosovė kemi ndeshje konceptesh autoritare, me prirje tė theksuara pėrjashtimi tė tė tjerėve, dhe tė atyre demokratike, me prirje kohezive tė spektrit politik dhe qytetar ndėr ne.
- Opinioni ka konsideruar se pas tėrheqjes sė AAK-sė nga kėrkesa pėr ndonjėrin nga tri postet e para dhe pajtimit, nė parim, nė bisedat e zhvilluara nė Zyrėn Amerikane, qė posti i kryetarit t’i takojė LDK-sė, kurse ai i kryeministrit PDK-sė, tė jetė tejkaluar kriza e krijimit tė institucioneve. Megjithatė, doli se pajtimi nuk ėshtė arritur ende. Pse?
Thaēi: PDK-ja filozofinė e vet tė bashkėpunimit me subjektet e tjera politike e bazon nė orientimet programore, konceptuale dhe politiken e saj koherente. Marrėveshja nė Zyrėn Amerikane nuk kishte tė bėnte pėr apo kundėr X, Y personalitetit apo liderit, por ishte pajtueshmėri midis tri partive politike mė tė mėdha tė vendit, e arritur me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar. Marrėveshja midis partive nuk duhet tė arrihet pėr liderėt e tyre, por pėr ēėshtje madhore, pastaj ėshtė ēėshtje krejt tjetėr se cili lider i kėsaj apo asaj partie dėshiron qė tė jetė i propozuar pėr postet udhėheqėse. Unė respektoj procedurat demokratike tė demokracisė sė brendshme tė entitetit politik qė e udhėheqi. - PDK ju ka propozuar juve pėr kryeministėr, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe sikur ėshtė pritur nga PDK-ja rikonfirmimi i pėrditshėm i kėsaj kandidature apo ndryshimi i saj, ēka mendojmė se nuk ėshtė nė rregull nė parim? Thaēi: Nuk jam ithtar i lidhjes sė proceseve pėr emra tė veēantė, edhe pse janė disa rregulla nė procedura zgjedhore, ėshtė e drejtė e organeve qė tė propozojnė kandidatėt e vet pėr postet mė me pėrgjegjėsi institucionale nė nivel tė vendit dhe nė kuadėr tė saj njė propozim tė kėtillė e ka bėrė edhe Kryesia e PDK-sė, Kėshilli Drejtues dhe Grupi Parlamentar i PDK-sė pėr kryetarin e saj, qė ka qenė, thashė, nė kundėrshtim me vullnetin tim pėr momentin aktual tė angazhimeve tė mia politike.
- D.m.th. nuk duhet tė pritet ndryshimi i kandidaturės sė Hashim Thaēit pėr kryeministėr nga PDK-ja?
Thaēi: Shikoni, unė ripėrsėris se nga organet drejtuese tė PDK-sė ekziston propozimi pėr kryeministėr, pėrkundėr kundėrshtimit tim. Kjo, theksoj unė, ėshtė shumė parimore dhe respekt i madh pėr mua. Nė tė njėjtėn kohė, mė lejoni tė them se me gjithė respektin pėr organet qė mė kanė propozuar duke mė besuar kėtė post, unė vazhdoj tė insistoj se nuk ėshtė e domosdoshme qė kryetari i PDK-sė tė jetė edhe kryeministėr i Kosovės. Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pse nuk dua tė jem kryeministėr? Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Kam kėrkuar qė sė bashku t’i identifikojmė nė mėnyrė qė organet e drejtėsisė tė mirren me kėto ēėshtje jetike pėr Kosovėn. Kėtė mbėshtetje nuk e kam gjetur deri mė sot nga organet kompetente. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura. Me kėtė filozofi nuk ndėrtohet rendi demokratik. E ripotencoj, koncepti i liderit dhe mbetjes peng ndaj tė tillit ėshtė fenomen negativ pėr formacionin politik dhe pėr njė shoqėri, unė do tė angazhohem qė nė Kosovė tė triumfojė koncepti i vlerės politike e kombėtare. Unė vlerėsoj se pėr kohėn qė po kalojmė, tė jemė kryetar i PDK-sė, duke vazhduar reformat qė kam filluar e qė kanė synim profilizimin e partisė sipas standardeve tė partive moderne demokratike perėndimore, ėshtė njė angazhim shumė i rėndėsishėm pėr mua dhe vendin. Tė qenit kryetar i PDK-sė, i partisė qė ka objektiv nė vijim reformat nė shoqėrinė kosovare dhe udhėheqjen me proceset demokratike nė Kosovė, ėshtė nder dhe pėrgjegjėsi e madhe. Kosovėn e presin sfida tė mėdha dhe perspektiva pozitive pėr tė ardhmen e saj, por kėrkohet ndėrtimi i njė koncept tė ri dhe infrastrukturė e re kuadrosh dhe ideshė qė ta realizojnė kėtė platformė. Ne nuk duhet tė jemi pasiv as iluzorė se tė tjerėt do t’i kryejnė punėt tona. Bashkėsia ndėrkombėtare ka qenė dhe ėshtė mjaft e impenjuar nė Kosovė me prezencėn e vet dhe ndihmėn e gjithanshme qė po i jep procesit qė po kalojmė, por kosovarėt duhet tė jenė dhe mė aktivė, tė shfrytėzojnė kėto favore, nė tė ardhmen jo tė largėt do tė kemi zhvillime tė mėdha e tė rėndėsishme nė rajon dhe botė. Kosova dhe strukturat e saja politike e institucionale duhet tė jenė tė gatshme dhe tė afta t’i presin dhe ballafaqohen me sukses me kėto procese.
__________________
Duke demaskuar vehabizmin i beni nder kombit

Rujna ZOT nga komandantat e canhanit tė krumes e tė bllaces
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://xoface.buygoo.us
 
Pse nuk dua tė jem kryeministėr?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Politika & Shtypi :: Politika :: Politika-
Kėrce tek: