ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Agnesa Vuthaj, e bukur, e realizuar, e qetė…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
riana
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 273
Reputation : -1
Registration date : 14/01/2008

MesazhTitulli: Agnesa Vuthaj, e bukur, e realizuar, e qetė…   Sat Feb 14 2009, 00:28



Vasha vuthjane Agnesa Vuthaj as qė ka menduar ndonjėherė se bukuria e saj do tė zyrtarizohet dhe tė bėhet publike, madje duke u ngritur nė fronin e mė tė bukurės nė Kosovė dhe Shqipėri, por edhe mė larg. Ajo, megjithatė ka ėndėrruar tė bėhet e famshme dhe e respektuar nga tė gjithė. Por, a ėshtė bukuria mallkim, apo fat, kjo ėshtė ēėshtja? A ka privilegje e bukura dhe e ka pengesa pėr tė bukurėn. Ēka ėshtė, nė tė vėrtet bukuria dhe si duhet tė menaxhohet ajo. Nė kėto dhe ēėshtje tė tjera ka folur miss Agnesa Vuthaj pėr "VIP Press". Vasha qė tė pushton me bukuri, pa kufi.

Agnesa, njiheni si missi mė i merituar i Kosovės dhe i Shqipėrisė. Thuhet se bukuria vazhdimisht triumfon. A ka triumfuar tek ju?

-Edhe tek unė ka triumfuar bukuria, por meritat e njė missi nuk janė vetėm tek e bukura, ka shumė vlera qė ndėrthuren nė kurorėzimin e njė bukurie.

Si e kuptoni ju bukurinė, si pamje, apo si menēuri?

Bukuria ne rend tė parė ėshtė pamja, dukja e jashtme por gjithmonė e kombinuar nga ajo qė reflektohet nga brenda. Menēuria krahas bukurisė ėshtė ideali i paraqitjes sė mirėfilltė tė s bukures.

Nuk thuhet kot se tė bukurės nuk i shihen tė metat (eventuale)?

Bukuria vetėm nė shikim tė parė mund tė mbuloj tė metat e tjera, por edhe me fiton me pėrshtypjen e parė, do tė thoja.

A e pranoni vlerėsimin se, bukuria e mashkullit qėndron nė menēurinė e tij, kurse menēuria e femrės nė bukurinė e saj?

Pajtohem... megjithatė as tek femrat bukuria pa menēuri nuk mund tė jetė e vlerėsuar lartė, derisa tek meshkujt menēuria vlerėsohet edhe kur bukuria mungon, madje vihet edhe mė shumė nė pah.

E keni provuar veten nė politike, art dhe menaxhment. Ku ndiheni mė komode?

Jam ndjerė mirė nė politikė, por artin e kam pasion dhe mė pėlqen tė menaxhoj aktivitete artistike.

Keni mbaruar dy fakultete, a keni dilema se kush do tė jetė vokacioni i juaj jetėsor?

Ndėrmjet Komunikimit Masiv dhe Shkencave politike, dy fakultete qė i kam studiuar me shumė kėnaqėsi, secila nga kėto profesione do tė ishte ideale pėr mua, megjithatė karriera nė fushėn e bukurisė po mė mban akoma peng... pėr momentin mė shumė e shoh veten nė art, prezantim, modė, menaxhim e organizime bukurie.

Ju shohim tek lėvizni nė trekėndėshin Kosovė-Shqipėri-Emiratet e Bashkuara?

Unė fillova karrierėn nė botėn e bukurisė duke u kurorėzuar Miss Kosova, por titulli i ardhshėm Miss Albania ishte njė rrugė e re dhe shumė e suksesshme pėr fillimin e karrierės time nė Shqipėri dhe nė botė. Pjesėmarrja ime nė Miss World rezultoi me nėnshkrimin e njė kontrate pune si modele nė Dubai dhe mė vonė pėrmes meje ju dha shansi edhe modeleve tjera nga Kosova e Shqipėria tė udhėtojnė pėr Dubai, pėr t’u prezantuar nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė modės atje.

Cilat janė preokupimet tuaja aktuale?

Kėto ditė do tė jem nė javėn e modės nė Dubai. Sapo tė kthehem nė Kosovė, me kompaninė time “Agnesa Vuthaj Association” do tė fillojmė pėrgatitjet pėr organizimin e spektaklit “Miss Kosova 2009”. Gjithashtu jam duke punuar nė idenė e realizimit tė njė projekti televiziv.

Po preokupimet nė planin dashuror?

Edhepse dashuria nuk planifikohet, ndoshta 2009-ta do tė jetė vit i rezultateve edhe nė dashuri.

Kur iu bėhet kjo pyetje, shpesh nuk keni pėrgjigje, ose keni pėrgjigje lakonike, nuk jeni e drejtpėrdrejtė?

Ka ndodhur kėshtu, sepse jeta ime dashurore ka qenė shumė e varfėr nė krahasim me karrierėn time. Ndonėse kam qenė shumė me fat nė zhvillimin e karrierės time, nė sferėn e dashurisė, nuk ka ndodhur e njėjta.

Kik boksieri Elvir Muriqi ka deklaruar se ka njė lidhje emotive me ju. A ka diēka tė vėrtet, apo ndaj tė bukurės tė gjithė kanė pretendime?

Ėshtė e vėrtetė qė pėr tė bukurėn tė gjithė kanė pretendime dhe rasti konkret ishte mėnyra mė dobėt pėr tė shprehur njė pretendim tė tillė. Mua me vjen keq qė ėshtė pėrfolur aq shumė kjo temė, qoftė nė media ashtu mes njerėzve derisa nė atė deklaratė nuk ka pasur asgjė tė vėrtetė.

Megjithatė, njė ditė dikujt do t”ia falėsh zemrėn dhe bukurinė, apo jo?

Sigurisht qė po, do tė vijė edhe ajo kohė.

Ēfarė shihni nė fillim te njė mashkull?

Intelekti tek njė mashkull mė tėrheq mė shumė.

Ēfarė do tė doje qė njė mashkull tė vlerėsonte tek ti?

Do doja tė vlerėsonte karakterin tim, thjeshtė tė mė vlerėson pėr atė qė jam.

Prej ēfarė do tė hiqnit dorė pėr dashurinė?

Nuk e shoh dashurinė si kusht, mendoj qė krahas jetės sime private dhe karrierės sime, dashuria do tė ishte vetėm njė plus, njė plotėsim.

Jeni me prejardhje nga Vuthaj. A e vizitoni vendlindjen e tė parėve tuaj dhe si ndjeheni atje?

Paraardhėsit e familjes sime janė shpėrngulur nga Vuthaj nė Istog, vazhdojmė ta ruajmė mbiemrin pėr rreth 300 vite, edhe pse nuk kemi familje nė Vuthaj. Me keqardhje e pranoj qė nuk kam qenė asnjėherė pėr tė vizituar vendin e origjinės sime, megjithatė dėshira ėshtė shumė e madhe pėr tė realizuar njė vizitė nė Vuthaj, aq me tepėr pėr tė parė gjithė ato bukuri, pėr tė cilat deri me tani vetėm kam dėgjuar.

Nga Vuthajt ėshtė edhe Emine Ēunmulaj, duket se nga ai mjedis dalin shumė femra tė bukura?

Ky ėshtė vetėm njė fakt mė shumė qė dėshmon bukurinė e banorėve tė asaj ane, megjithatė ai mjedis ėshtė i njohur edhe pėr njerėz tė menēur dhe shumė akademik kanė origjinėn nga Vuthaj

Thuhet se njeriu pėr nga natyra ėshtė pesimist dhe se pesimizmi ėshtė bėrė pjesė e pėrditshmėrisė sė njeriut. A keni ju telashe me kėtė kategori, apo edhe bukuroshet janė pesimiste?

Ne kosovarėt jemi populli mė optimist nė botė. Unė nuk jam fare pesimiste, ndoshta edhe nga fakti qė jeta mė ka ecur mbarė, jam me fat qė kam mundėsi tė realizoj atė ēka dua, edhepse kėrkesat e mia janė gjithmonė nė proporcion me atė ēfarė mund tė arrij.

Ndoshta bėhen pesimiste kur t’ju mbarojė mosha dhe kur iu rikthehen kujtimeve?

Gjithēka nė jetė ka kohėn e vet, si momentet kulminante, poashtu edhe uljet...nuk mendoj qė do tė bėhem pesimiste as kur tė plakem, besoj qė tė kaluarės do t’i rikthehem mė ėndje

Si e mendoni dhe ku e mendoni Agnesėn pas shtatėdhjetė vjetėsh?

Shpresoj tė jem akoma nė jetė pas shtatėdhjetė vjetėsh. Nėse po atėherė e shoh vetėn tė realizuar nė shumė sfera, me njė karrierė te bujshme prapa vetes, njė familje te madhe dhe tė shėndosh. Dėshira ime do tė ishte tė bėhem njė motiv pėr gjeneratat nė zhvillim.

Keni deklaruar se do te merreni edhe me ēėshtje humane?

Unė qysh nė moshė tė re kam filluar tė angazhohem pėr ēėshtje humane, jam anėtarėsuar nė Kryqin e Kuq dhe kam marrė pjesė nė shumė aktivitete tė kėsaj organizate, pastaj me OJQ jam angazhuar shumė nė kėtė aspekt, ndėrkaq mė vonė duke u kurorėzuar Miss dhe duke organizuar Miss Kosovėn, mundėsitė e mia pėr tė ndihmuar njerėzit nė nevojė janė rritur. Pėrveē aktiviteteve humanitare nė Kosovė, kam qenė pjesė e shumė aktiviteteve humane edhe nė vende tjera tė botės.

Kėshtu veprojnė tė gjithė Vipat pas pėrfundimit tė karrierės?

Do tė thoja qė me aktivitete humane Vip-at merren edhe gjatė karrierės sė tyre, ndoshta nė pėrfundim tė karrierės ke mė shumė kohė pėr aktivitete tė tilla, megjithatė mendoj qė kurdoqoftė, kėto aktivitetet janė tė frytshme.

A e keni provuar veten nė film dhe a keni dėshirė t’i hyni kėsaj 'sakrifice'?

Nė film e kam provuar veten njė herė, vitin e kaluar kam interpretuar nė filmin shqiptar “Shkallėt”, film qė rezultoi shumė i suksesshėm duke u shpėrblyer me ēmime nė festivale ndėrkombėtare, si dhe nė Shqipėri u vlerėsua si filmi mė i mirė i vitit 2008. Interpretimi im ishte njė sfidė e re, pėrvojė shumė e bukur dhe qe do doja ta bėja prapė.

Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė keni marrė?

Kam marrė shumė dhurata nė jetė, secila nga ato ka veēanti, bukuri dhe vlerė pėr mua. Jam shumė mirėnjohėse pėr dhuratat qė marr dhe, poashtu, kam shumė dėshirė edhe tė bėj dhurata. Bukuria mė e madhe e dhuratave besoj qėndron nė momentin e kėmbimit tė tyre “marrje – dhurim”.

Po mė e sikletshmja?

Dhurata qė vėrtetė mė ka bėrė tė ndjehem nė siklet ishte njė dhuratė shumė e ēmueshme nga dėrgues i panjohur qė gjeta njė mėngjes jashtė derės sė banesės time.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Agnesa Vuthaj, e bukur, e realizuar, e qetė…
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti & Kultura :: V.I.P NEWS :: Intervista V.I.P-
Kėrce tek: