ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Regjisorja peruane, Claudia Llosa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
riana
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 273
Reputation : -1
Registration date : 14/01/2008

MesazhTitulli: Regjisorja peruane, Claudia Llosa   Tue Feb 17 2009, 02:14



Filmi i regjisores peruane Claudia Llosa, "La Teta Asustada", i cili rrėfen historinė e njė vajze tė varfėr nga Lima, qė vuan nga njė sėmundje enigmatike, shkaktuar nga qumėshti i nėnave tė pėrdhunuara gjatė shtatzėnisė, nė kohėn e terrorit nė Peru ka fituar "Ariun e Artė" nė Berlinale . Kjo nuk ėshtė hera e parė qė nė Berlinale fitoi njė film nga njė vend pa ndonjė emėr tė madh nė kinematografi.
Kompliment pėr jurinė. Ajo mori vėrtet njė vendim tė drejtė dhe tė menēur. Nė tė kaluarėn s'ka qenė gjithmonė kėshtu. Por anėtarėt e jurisė sė drejtuar nga aktorja britanike Tilda Swinton dėshmuan masė. Nderimi me Arium e artė i filmit peruan "Qumėshti i vuajtjes" vazhdon traditėn e vendimeve tė mėparshme, vlerėsimin e zbulimeve filmike nga vende pa ndonjė emėr tė madh nė kinematografi. Dhe kjo jo se filmat e nderuar me ēmime kanė qenė kush e di se sa ekzotikė, por edhe sepse ofron edhe formalisht diēka. Edhe filmi "Qumėshti i vuajtjes" tregon njė histori, e cila pėr sytė e perėndimorėve duket e huaj, me detaje bizare pėrpara njė kulise ekzotike. Por me filmin e saj regjisorja Claudia Llosa dėshmoi edhe aftėsitė e saj formale, guximin pėr njė rrjedhė tė ngadalshme tė filmin dhe njė vėshtrim tė pėrpiktė tė njerėzve.

Tė ngjashme ishin edhe vlerėsimet me ēmimin "Ariu i argjendtė". Pėr regjinė mė tė mirė u nderua iraniani Asghar Farhadi. Si aktori mė i mirė nė rol kryesor u shpall Sotigui Kouyate, i lindur nė Mali, pėr muzikėn mė tė mirė u nderuan dy sound-designern nga Hungaria, dhe me “Ēmimin e madh tė Jurisė” u nderua regjisori argjentinas Adrian Biniez. Nė qendėr tė Berlinales nuk ishin pra vende me industri tė zhvilluar kinematografike, edhe pse disa filma gjermanė dhe amerikanė u nderuan gjithashtu me ēmime, por vende qė zakonisht e kanė tė vėshtirė nė botėn e kinematografisė.

Pėrse ndodh kjo? Natyrisht edhe sepse nė kėto vende prodhohen mė pak filma , sepse ka mė pak mjete financiare nė dispozicion dhe se ka pak shoqėri filmografike qė merren me kėto vende. Por edhe sepse kinemaja si asnjė lloj tjetėr arti u bindet mekanizmave tė tregut se sundohet prej strukturave komerciale.

Pikėrisht pėr kėtė njė festival i tillė filmi si Berlinalja ėshtė kaq i rėndėsishėm. Madje mė i rėndėsishėm se ai i Kanės dhe i Venecias, sepse pikėrisht Festivali i Berlinit e hedh nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės vėshtrimin nė tė gjitha rajonet e botės duke ofruar pėr kėtė edhe publik.

Berlinalja ėshtė ēdo vit njė vitrinė botėrore, e cila tė fton pėr udhėtime nė rrafshnaltat e Perusė, nė Detin Kaspik apo nė lagje krejt normale tė njė megametropoli si Buenos-Aires. Me gjithė pėrpjekjet e suksesshme tė organizatorėve pėr tė ftuar nė kėtė festival sa mė tepėr starė Hollywood-i, ky festival i dedikohet mė tepėr artit tė kinematografisė dhe vendeve tė ndryshme. Nė Berlinale prezantohen pranė njėri-tjetrit si njė film peruan me aktorė krejt tė panjohur dhe amatorė, ashtu edhe njė film me Michelle Pfeiffer dhe Demi Moore.

Po ashtu edhe „kinemaja politike“ pėr tė cilėn u fol aq shumė, nuk pėrbėn esencėn e kėtij festivali. Filmi "Stuhia" i regjisorit Hans-Christian Schmidts, i cili kishte njė subjet politik konkret, krimet e luftės nė Ballkan, nuk mori asnjė lloj ēmimi nė festival!

E megjithatė Tilda Swinton dhe juria dėshmuan me vlerėsimet e tyre qartė, se janė pro filmit tė angazhuar, duke ofruar njė pleduaje pėr kinemanė e vėzhgimit tė pėrpiktė. Duke mos marrė nė konsideratė shumicėn e filmave nga

Hollywood-i dhe disa emra tė tjerė tė mėdhenj nga Evropa dhe Azia juria u dėrgoi njė lloj mesazhi producentėve: vitin e ardhshėm pėrzgjidhini mė me kujdes dhe angazhoni ata regjisorė qė kanė vėrtet pėr tė thėnė diēka, qė ndoshta nuk kanė ndonjė emėr tė madh, por talent, guxim dhe forcė bindėse. Pėr kėtė dhe pėrzgjedhjen e menēur tė filmave qė u nderuan me ēmime, juria e sivjetshme meriton gjithashtu njė ēmim! /dw/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Regjisorja peruane, Claudia Llosa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti & Kultura :: V.I.P NEWS-
Kėrce tek: