ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Naser Rafuna – Mė mund vetėm arsyeja, e vėrteta dhe argument

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Albani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 511
Age : 28
Location : Pej - Kosov
Reputation : 0
Registration date : 16/01/2009

MesazhTitulli: Naser Rafuna – Mė mund vetėm arsyeja, e vėrteta dhe argument   Sun Nov 21 2010, 13:10

naseri Naser Rafuna   Mė mund vetėm arsyeja, e vėrteta dhe argumentiCilat janė angazhimet aktuale nė profesionin e aktorit e qė po iu ‘rėndojnė’ mbi supe?


Naseri: Momentalisht jam nė prova tė shfaqjes “3 Gjermanėt e trashė II” dhe jam goxha shumė i angazhuar nė pėrgatitje tė edicionit tė dytė tė festivalit ndėrkombėtar tė filmit tė shkurt “Shqip Film Fest”. Jam nė pėrgatitje tė njė projekti tė ri pėr televizion.


Po pėrveē angazhimit tė pėrjavshme nė serialin “Kafeneja jonė”, me ēfarė prezantimesh aktoreske ėshtė duke u plotėsuar karriera juaj prej aktori?


Naseri: Ka oferta marramendėse. Kohėt e fundit mė ėshtė bėrė njė ofertė pėr tė luajtur nė njė film italian me njė skenar katastrofė dhe nuk pranova, ha-ha-ha! Pa modesti e them, mirėpo, kėtu tek ne pak punohet ndėrsa ka fjalime, biseda, oferta tė kota. Fati i aktorit sikur jam unė i ndjek edhe tė tjerėt.


Kur jemi tek seriali “Kafeneja jonė”, tashmė nuk e vėmė nė dyshim se jeni njėri ndėr karakteret shumė tė pėlqyera aty. Por, tani teksa jeni mishėruar me rolin e Muharremit na thuaj si po ndiheni ndėrsa po interpretoni kėtė karakter?


Naseri: Po asnjėherė asnjė rol nuk e marr afėr zemrės pėr t’u kėnaqur me tė dhe pėr tė jetuar me tė duke e bėrė barrė pėr jetėn. Unė vetėm e kryej punėn time me pėrpikėri, ngase edhe di tė dalloj prej rolit nė rol. Ky ėshtė suksesi qė nuk ta japin as njerėz, nuk ta bėnė as puna, por ta jep Zoti dhe kaq!


Do tė ketė ndonjė tė papritur nė rolin tuaj aty?


Naseri: Sigurisht se po! Meqė jemi ekip i mirė, skenaristi ėshtė jashtėzakonisht i mirė, producentėt, kolegėt tė gjithė dhe mendoj se ēdo episod ėshtė risi e risi e risi…


Aktrimin e bėn profesional eksperienca e jo diploma


Pėrveē aktrimit, nėpėr role tė ndryshme, ju jeni edhe njė udhėrrėfyes pėr gjeneratat e reja qė ia kanė mėsyrė e qė duan t’ia mėsyjnė aktrimit. Na thuaj se ēfarė e mire i pret tė gjithė tė rinjtė qė duan tė bėhen aktorė?


Naseri: Ēdo gjeneratė e aktrimit ka qenė mė e mirė se tjetra! Flas pėr disa aktorė para meje qė e kanė pėrfunduar fakultetin e tė bėrit profesionistė, por gjeneratat qė vijnė pas janė mė tė dobėta se tjerat. Ēdo herė e mė shumė ka mė shumė studentė qė lakmojnė pėr t’u bėrė aktorė sesa qė duan dhe dėshirojnė tė dinė se si duhet. Pak ka kreativitet. Mendoj se problemi qėndron nė tė qenit e disa profesorėve mendjemėdhenj, amoral e tė paditur si dhe injorantė qė i marrin nė qafė studentėt e shkretė. Zot sa ka tė tillė! Profesori ėshtė udhėrrėfyes i studentit dhe shumė herė studenti qysh nė vitin e parė mėson se si tė jesh mendjemadh, xheloz dhe lakmitar dhe tė jesh rob i egos tėnde duke menduar se vetėm t’i je dhe askush tjetėr. Aktrimi nuk ėshtė sikur piktura sepse ėshtė profesion kolegial. Kėtė profesion e bėnė profesional eksperienca e jo diploma.


Ēfarė ndjesie iu sjell fakti teksa pėrjetoni famėn, teksa vlerėsoheni lart pėr profesionalizmin por dhe teksa vlerėsoheni lart pėr aktrimin qė bėni?


Naseri: Jam modest… e dua modestinė. Kėnaqem me tė.


Nė forcėn pėr t’i pėrballuar sprovat duke dalė faqebardhė


E keni pėrmendur se shkruani, mund tė na thoni ēfarė shkruani mė saktėsisht?


Naseri: Kam pėrkthyer shumė drama tė ndryshme nga autorė tė ndryshėm. Shkruaj skenarė, kryesisht tė filmave tė shkurtėr.


Ku e gjeni gjithė energjinė pėr tė punuar e vazhduar angazhimet tuaja profesionale… nga ēfarė inspiroheni pėr tė krijuar?


Naseri: Nė forcėn pėr t’i pėrballuar sprovat duke dalė faqebardhė.


Synimi yt primar nė kėtė jetė?


Naseri: Kėnaqėsia e Zotit me mua dhe veprat e mija dhe unė i kėnaqur pėr ēdo gjė qė vjen prej Tij. Pėrfundimi i mirė nė kėtė dhe jetėn tjetėr.


Jeni njė nga aktorėt e paktė qė i jeni pėrkushtuar fesė dhe besimit nė tė vetmin Zot dhe fenė Islame. Mund tė na e pėrshkruash me pak fjalė rėndėsinė qė ka ky pėrkushtim pėr ty dhe ndjesinė qė pėrjetoni teksa praktikoni fenė?


Naseri: Unė jam vetėm njėri ndėr aktorėt dhe aktoret, regjisorėt dhe dramaturgėt e shumtė qė janė tė pėrkushtuar fesė sonė Islame. Ka shumė sish qė thonė se jam besimtarė, kanė zemėr tė mirė ..etj… etj, fraza naive, duke ia dhėnė vetės epitetin ‘besimtar’ mirėpo krahas kėsaj nuk qėndron asnjė argument i tė qenit tė tillė, duke arsyetuar atė fjalė. Epshi i humb njerėzit, sidomos kompleksi i tė qenit i civilizuar duke e bėrė egon e vet zot, prandaj ndjesia e tė qenit praktikues i fesė do tė thotė tė jesh shembull i devotshmėrisė, krenar me tė kuptuarit se je krijesė qė e di qėllimin e krijimit dhe dėshmia se je vetėm njė njeri qė duhet mbajtur rend nė tokėn e krijuar nga Zoti Njė dhe i Pashoq. Morali ėshtė mbi tė gjitha! Ky ėshtė rendi.


Ju gjithashtu jeni i martuar. Na flisni pak pėr bashkėshorten, karakterin e saj?


Naseri: Ha-ha-ha…pak mė e menēur se unė. Nė botė ka shumė monotoni. Gruaja e mirė tė pastron prej tyre sepse pas njė gruaje tė suksesshme dhe tė mirė gjendet njė burrė i mirė, ha-ha-ha!


Cila ėshtė rėndėsia e familjes pėr ju?


Naseri: Ashtu siē ka rėndėsi koha!


Pėr tė mos i ikur aktrimit, mund tė na thuash pėr fund se cili do tė jetė roli yt i radhės, nėse tashmė keni ndonjė ofertė aktrimi apo skenar nė duar?


Naseri: Mė kanė sjell njė tekst tė Mark Ravenhill, njė tragjikomedi, tekst pėr skenė. Ta shohim tutje…


Di tė pendohem nėse ngutem


A ndodh shpesh qė tė mos pėlqeni njė tekst tė shkruar apo edhe tė mos pėlqeni njė skenė aktrimi, pėrkundėr faktit se qė nė start keni pėlqyer rolin e besuar?


Naseri: Unė e zgjedh grupin me kė punoj. Shpesh kam ndėrprerė punė tė tilla. ‘Jo’ do tė thotė ‘Jo’ dhe i jam besnik fjalės sime. Unė di tė pendohem nėse ngutem, mirėpo i rri tė vėrtetės mbrapa sepse vetėm arsyeja, e vėrteta dhe argumenti mė mundin. Dikush tjetėr nuk ka arritur.


E bukura e tė qenit aktor…


Po cila ėshtė e bukura e tė qenit aktor?


Naseri: Ēdo aktor thotė se fėmijėn tim s’do ta lejojė tė bėhet aktor, ndėrsa vet nuk heqė dorė i tė qenit i tillė. (Qeshet). Dyfytyrėsi pak a?! Mendoj se ėshtė kėnaqėsi tejet, tejet e madhe dhe nuk ia dimė vlerėn. Vetėm i sėmuri ia di vlerėn shėndetit. Njeriu pak falėnderon!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.PeJaNeT.Tk
 
Naser Rafuna – Mė mund vetėm arsyeja, e vėrteta dhe argument
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti & Kultura :: V.I.P NEWS-
Kėrce tek: