ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Divorcet e tė famshmėve gjatė vitit 2010

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Albani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 511
Age : 28
Location : Pej - Kosov
Reputation : 0
Registration date : 16/01/2009

MesazhTitulli: Divorcet e tė famshmėve gjatė vitit 2010   Sat Jan 01 2011, 11:04



1/3

Superyjet e Hollivudit janė shumė mirė tė njohur pėr fejesat e shpejta, por gjithashtu edhe pėr divorcet edhe mė tė shpejta. Dhe pėrfundimisht viti 2010, ishte i kobshėm pėr dhjetėra divorce tė yjeve tė famshėm dhe do tė duheshin dhjetėra faqe tė gazetės pėr t’i futur tė gjitha kėto ndarje, disa prej tė cilave edhe tė papritura, siē janė ato tė Courteney Cox dhe David Arquette, Christina Aguilera dhe Jordan Bratman, Jesse James dhe Sandra Bullock, Kate Winslet dhe Sam Mendes, etj. Dhe ėshtė interesant se shumica e divorceve tė sivjetme, kanė ardhur si pasojė e aferave. Ne do t’u prezantojmė disa nga divorcet qė kanė shkaktuar mė shumė bujė kėtė vit.


1. Courteney Cox & David Arquette


Pas 11 vitesh martese, aktorėt Courteney Cox dhe David Arquette, kanė shpallur ndarjen e tyre pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt. Edhe pėrkundėr ndarjes, ata kanė deklaruar se mbesin miq pėr hatrin e vajzės sė tyre. Mediet kanė zbuluar se arsyeja e ndarjes ishte afera e Davidit me njė modele.


2. Christina Aguilera & Jordan Bratman


Edhe pse njoftimi pėr ndarje ka ndodhur nė nėntor, Christina Aguilera mė pas kishte treguar se ata qė nga shtatori nuk ishin bashkė. Arsyeja e ndarjes sipas tyre, ishin mosmarrėveshjet e vazhdueshme, edhe pse burimet flasin pėr aferat e shumta tė kėngėtares, si me femra, ashtu edhe meshkuj tė tjerė. Ishin nė martesė qė nga viti 2005.


3. Jesse James & Sandra Bullock


Ndėrsa tė gjithė prisnin se Sandra Bullock dhe burri i saj Jesse James sė shpejti do tė birėsonin njė fėmijė, kishte ardhur lajmi pėr ndarjen e tyre. Ishin aferat e vazhdueshme tė Jesse-it me porno-aktoren Michelle Bombshell McGee qė kishin sjellė deri te ndarja e tyre. Ishin tė kota pėrpjekjet e James-it pėr ta shfajėsuar veten, duke hyrė edhe nė rehabilitim, por Sandra ishte e vendosur tė ndahej.


04. Kate Winslet & Sam Mendes


Fitursja e Oskarit Kate Winslet dhe burri i saj, regjisori Sam Mendes, papritmas kishin bėrė tė ditur se janė ndarė dhe atė pas shtatė vitesh martese. Ata nuk kishin dhėnė ndonjė arsye pėr kėtė, por fakti se Kate menjėherė pas shpalljes sė ndarjes ishte parė nė pėrqafim tė njė mashkulli tė ri, kishte nxitur spekulimet se ishte pikėrisht afera e saj me kėtė njeri qė kishte quar nė ndarje.


5.Morgan Freeman & Myrna Colley-Lee


Morgan Freeman dhe Myrna Colley-Lee ishin nė martesė pėr hiq mė pak se 26 vite, por 15 shtatori i kėtij viti ka shėnuar fundin e kėsaj lidhjeje. Dhe ėshtė interesant tė thuhet se arsyeja pėr kėtė ndarje, ishte afera e aktorit me vajzėn e birėsuar tė gruas sė tij Mirna, me tė cilėn tani planifikon edhe tė martohet, edhe pse ajo ėshtė 26 vjeēe, ndėrsa ky 71-vjeē.


6.Rachel Weisz & Darren Aronofsky


Edhe fituesja tjetėr e ēmimit Oskar, Rachel Weisz, papritmas mė 9 nėntor, kishte deklaruar se pas nėntė vitesh martese, ka vendosur tė ndahet nga burri i saj Darren Aronofsky. Edhe pse ata nuk e kanė pohuar por as mohuar, edhe kėtu bėhej fjalė pėr aferė dashurie me persona tė tjerė, por nė kėtė rast ishin tė dytė tė pėrfshirė.


7. Eva Longoria & Tony Parker


Thashethemet pėr ndarjen e tyre kishin filluar qė nga janari i kėtij viti, por ata vazhdimisht e kishin mohuar kėtė, por mė 17 nėntor, ylli i serisė "Desperate Housewives", Eva Longoria, kishte dorėzuar dokumentet pėr divorc. Dhe arsyeja pėr kėtė, ishte afera e Tony-it me mikeshėn e ngushtė tė Eva-s dhe atė pėr vite me radhė. Por mė vonė ishte zbuluar se edhe Eva nuk ishte e pafajshme, pasi edhe ajo kishte pasur aferė me njė mashkull tjetėr.


8. Scarlett Johansson & Ryan Reynolds


Me kot ishin shpallur si ēifti mė seksi pėr vitin 2010, pasi disa javė mė pas, Scarlett Johansson dhe Ryan Reynolds kishin deklaruar se mė nuk janė bashkė. Por arsyeja pėr ndarjen e tyre nuk ishte ndonjė aferė dashurie, por ishin pikėrisht angazhimet nė punė dhe koha e gjatė qė qėndronin tė ndarė, qė i kishte dhėnė fund martesės sė tyre.


9. David Thewlis & Anna Friel


Pėr nėntė vite ishin tė pandarė dhe besnik ndaj njėri tjetrit, por muajin e kaluar, papritmas qė tė dy kishin kėrkuar divorcin. Anna e kishte pranuar se tashmė njė kohė gjėrat mes tyre nuk kishin shkuar mirė, e sidomos pas raporteve pėr aferat e Davidit me femra tė tjera.


10. Jennifer Carpetner & Miachel C.Hall


Aktorja e popullarizuar Jennifer Carpetner dhe ylli i serisė “Dexter”, Michael C. Hall, kanė vendosur t’i japin fund martesės pas dy vitesh sė bashku. Aktorėt, tė cilėt luajnė sė bashku nė serinė nė fjalė, ishin martuar nė fund tė vitit 2008, njė vit para se Hall tė diagnostikohej me kancer. Nuk dihet arsyeja pse ka ardhur deri te ndarja e tyre, edhe pse muajve tė fundit Jennifer ishte parė nė shoqėri tė njė mashkulli anonim.


11. Zac Efron & Vanessa Hudgens


Nuk kanė qenė asnjėherė tė martuar, por gjithsesi qė nga viti 2006 dukeshin si njė ēift i kurorėzuar, pasi tėrė kohėn ishin sė bashku. Edhe pėrkundėr ndarjes, ata kanė mbetur nė marrėdhėnie tė mira mes veti, ndėrsa si shkas i ndarjes, ėshtė distanca qė kanė mes vete pėr shkak tė angazhimeve nė projekte tė ndara filmike.


12. Elizabeth Hurley & Arun Nayar


Vetėm kur para ca ditėsh ajo ėshtė parė duke u puthur dhe pastaj duke hyrė nė njė hotel me lojtarin e briketit Shane Warne, aktorja dhe modelja britanike e kishte konfirmuar pėr medie se ajo ėshtė ndarė nga bashkėshorti Arun Nayar dhe tashmė ka kėrkuar divorcin. Ajo ka deklaruar se tashmė disa muaj ishte ndarė me burrin e saj, ēka kishte ēuditur tė gjithė.


13. Neve Campbell & John Light


Muaji qershor ishte i kobshėm pėr martesėn e aktores Neve Campbell dhe burrit tė saj John Light. Ata ishin nė martesė qė nga viti 2007, ndėrsa arsyeja e ndarjes sė tyre, ishte pėr shkak se nė martesėn e tyre ‘kishte humbur magjia e dashurisė’ dhe mė nuk kishte arsye tė qėndronin bashkė. Aktorja tashmė ka filluar romancė tė re.


14./ AnnaLynne McCord & Kellan Lutz


Pas gati dy vite sė bashku, ylli i serisė '90210' AnnaLynne McCord dhe i dashuri i saj, aktori Kellan Lutz, i kanė dhėnė fund lidhjes. Por kjo ndarje duket se nuk i kishte goditur aspak, pasi shumė shpejt janė futur nė lidhje tė reja dhe kjo kishte nxitur raportet se qė tė dy ata kishin pasur afera edhe derisa ende ishin bashkė.


15. Charlie Sheen & Brooke Mueller


Ndarja mes Charlie Sheen dhe Brooke Mueller, ishte mė ndryshe se tė gjithė divorcet e tjerė. Aktori problematik dhe sipėrmarrėsja e famshme, kishin pasur njė pėrplasje tė dhunshme mes vet, ku Sheen e kishte kėrcėnuar edhe me thikė kuzhine se do ta mbyste. Dhe kjo kishte bėrė qė mes tyre tė merrte fund ēdo gjė. Ata ishin nė martesė qė nga viti 2008.


16. Elin Nordegren & Tiger Woods


Modelja e njohur Elin Nordegren mė nuk kishte mundur tė pėrballoj zbulimet e pėrditshme tė aferave tė shumta tė burrit tė saj tė famshėm Tiger Woods me porno-aktore tė ndryshme dhe kishte aplikuar pėr divorc. Ata ishin nė martesė qė nga viti 2004 dhe kishin sė bashku dy fėmijė. Dhe Elin nga ky divorc pritet tė fitoj deri nė 750 milion dollarė.


17. Marilyn Manson & Evan Rachel Wood


Lidhja e turbullt mes ēiftit mė kontrovers Marilyn Manson dhe Evan Rachel Wood, kishte pėrfunduar pėrmes telefonit, ku rokeri problematik, e kishte njoftuar aktoren se ka gjetur njė dashnore tė re dhe se martesa e tyre ka marrė fund. Por Evan e kishte pėrballuar mirė ndarjen dhe shumė shpejt ishte parė nė pėrqafim tė njė mashkulli tjetėr.


18. Christina Milian & The-Dream


Martesės sė Christina Milian dhe reperit The-Dream i kishte ardhur fundi nė momentin kur nė internet ishin paraqitur fotot ku reperi shihej nė momente intime me asistenten e tij Melissa Santiago. The-Dream e kishte pėrjetuar rėndė kėtė ndarje, edhe pse vet ishte fajtori, sa edhe kishte tentuar tė bėj vetėvrasje, por kjo nuk e kishte shpėtuar martesėn e tij.


19. Halle Berry & Gabriel Aubry


Edhe pse vazhdimisht dukeshin njė ēift i lumtur kudo qė paraqiteshin, Halle Berry kishte bėrė tė ditur se ajo dhe burri i saj, modeli Gabriel Aubry, kanė vendosur tė ndahen pas pesė vitesh sė bashku. Ata kishin njė vajzė dyvjeēare sė bashku, por kjo nuk e kishte penguar qė ata tė ndaheshin. Arsyeja pėr ndarjen e tyre, thuhet tė jetė dallimi i madh nė moshė.


20. Jim Carrey & Jenny McCarthy


Komiku Jim Carrey dhe bashkėshortja e tij Jenny McCarthy, kishin zgjedhur njė mėnyrė tė pazakontė pėr ta shpallur ndarjen e tyre, pasi kishin shfrytėzuar rrjetin social “Twitter”. Qė tė ty e kishin falėnderuar njėri tjetrin pėr pesė vitet e mrekullueshme sė bashku, por se kishte ardhur koha qė ata tė vazhdojnė jetėn nė drejtime tė ndara. Nuk kishte person tė tretė tė pėrfshirė nė kėtė ndarje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.PeJaNeT.Tk
 
Divorcet e tė famshmėve gjatė vitit 2010
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti & Kultura :: V.I.P NEWS-
Kėrce tek: