ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuProgrameLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
 
Admin (563)
 
Albani (511)
 
riana (273)
 
xoface (150)
 
vissariggarmy (26)
 
dj-king (22)
 
Elba (20)
 
te duani her (19)
 
drini-89 (9)
 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


Share | 
 

 Kush ka qenė ‘In’ e kush ‘Out’

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Albani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 511
Age : 28
Location : Pej - Kosov
Reputation : 0
Registration date : 16/01/2009

MesazhTitulli: Kush ka qenė ‘In’ e kush ‘Out’   Sat Jan 01 2011, 11:08



1/3

Ngjarja mė e madhe e kulturės kosovare pėr kėtė vit ishte koncerti e rep kėngėtarit amerikan nė Prishtinė, Snoop Dogg. Mbi 10 mijė vetė ishin mbledhur me 11 korrik nė stadiumin e Prishtinės pėr ta parė dhe dėgjuar “live” njėrin nga reperėt mė tė njohur botėrorė. As biletat deri nė 25 euro dhe as pritja pėr mė shumė se pesė orė, nuk paraqiten problem pėr publikun, vetėm qė tė i dėgjojnė disa nga kėngėt e tij mė tė mira. Pėr 1.15 min. sa kėndoj, Snoppi bėri qė kosovarėt tė mbajnė mend gjatė koncertin e tij madhėshtor. Por, mė i gėzuari nga ky koncert doli tė jetė 11 vjeēari Drin Dalipi i cili jo vetėm qė pat fatin tė interpretoj bashkė me Dogg-un nė skenė, por ky i fundit ia fali djaloshit kosovar edhe kėmishėn qė e kishte veshur.


OUT:


Megjithatė, Ramazoti nuk erdhi nė Kosovė


Ndėrsa pritej vetėm ardhja e kėngėtarit italian mė famė botėrore Eros Ramazotit nė Kosovė, nė momentet e fundit gjithēka dėshtoi. Kompania e biznesit “UBBOSS” kishte rezervuar datėn 30 korrik qė Ramazoti tė kėndoj nė stadiumin e Prishtinės. Biletat ishin hedhur nė shitje ndėrkohė ani pse pritej qė do tė jetė njė koncert pėr tė u mbajtur nė mend, kjo nuk ndodhi. Kamionėt me plotė skele tė ardhur nga Kroacia askush nuk i kishte ndaluar e as penguar deri nė hyrje tė stadiumit. Kur kanė provuar tė hynė brenda nė stadium pėr tė filluar punėn e ndėrtimit e skenės, dera ishte e mbyllur. Moslejimin nė stadium e mori pėrsipėr nėnkryetari i klubit futbollistik “Prishtina”, Afrim Muqiēi, i cili kishte kėrkuar nga organizatorėt avancė prej 15 mijė eurove pėr mirėmbajtjen e stadiumit, gjė tė cilėn as organizatorėt dhe as Ministria e Kulturės e cila kishte premtuar qė do ta bėj kėtė pagesė, nuk e kishin bėrė. I gjithė koncerti dėshtoi vetėm pėr 15 mijė euro.


IN:


Edita Abdiu fiton shoun “X factor” nė Gjermani


Triumfi i Edita Abdiut nė spektaklin “X factor” jo vetėm qė ngriti nė kėmbė tė gjithė publikun gjermanė nė sallė, por na bėri edhe ne shqiptarėve tė ndihem krenar me suksesin e saj. 25-vjeēarja shqiptare e cila ėshtė e lindur nė Bern tė Zvicrės dhe jeton nė Köln tė Gjermanisė, nė nėntor tė kėtij viti fitoi ēmim e parė nė shoun “X Factor”. Ky shou zbulon talentet e reja nė tė kėnduar, ku formate tė tilla organizohen nė tėrė botėn.


Edita, e cila ėshtė me njė pėrzierje tė prindėrve nga Maqedonia dhe Mali i zi, kishte kėnduar kėngėn ‘’I've Come To Life’’, e mė ē’rast kishte lėnė pa mend publikun dhe jurinė gjermane. Edita nė Gjermani ėshtė e njohur me mbiemrin Abdieski, pėr tė cilin ajo gjatė njė emisioni televiziv nė gjermani ka deklaruar se kėtė mbiemėr e ka tė shpikur nga autoritet maqedonase. Sipas Editės tė parėt e saj e kanė pasur mbiemrin Zahini.


OUT:


Morena Taraku fiton “Miss Kosova” me 100 fjalė



Spektakli “Miss Kosova 2010” i organizuar nga agjencia “Agnesa Vuthaj Associacion” nuk ka kaloj pa bėrė bujė. Por kėsaj herė jo pėr ndonjė sukses dhe organizim tė mirė, por pėr njė varg pakėnaqėsish tė vajzave konkurrente. Vetėm njė natė para finales, gjashtė vajza u larguan nga gara me bindjen se ēmimi ishte “shitur” para se tė mbahej spektakli. Gazeta “Zėri” raportoi e para pėr kėtė ngjarje duke e ditur edhe para finales emrin e fitueses. Ashtu siē i kishin deklaruar pėr gazetėn tonė vajzat e larguara se fituese do tė jetė Morena Taraku, ashtu edhe ndodhi. Morena u kurorėzua me ēmimin “Miss Kosova 2010”. Kjo kurorė miss-it tonė ia mundėsoi qė tė prezantoj Kosovėn nė “Miss Earth 2010” nė Vietnam, por ajo u kthye nė Kosovė mė duar bosh, madje nuk arriti tė futej as nė 15 vajzat mė tė bukura tė spektaklit. Kur se don, s’ke ēka bon!


IN:


“Orgjinalja” e Aureles – kėnga e vitit


E morėm guximin ta vlerėsojmė kėngėn “Origjinale” tė kėnduar nga Aurela Gaēe,ft Dr. Flori & Marsel si kėngėn mė tė mirė tė vitit. Se kjo kėngė ka qenė mė e dėgjuara gjatė kėtij viti kudo dhe nga do, e tregon mė sė miri edhe ueb-faqja “Youtube” ku ende pa i bėrė gjashtė muaj qė ėshtė publikuar, kėnga ka shėnuar mbi 4 milionė klikime. Ky sukses u arrit falė gjetjes sė tre zėrave tė ndryshme me zhanre tė ndryshme, por njė nga meritorėt mė tė mėdhenj ka qenė talenti muzikorė Marsel i cili vetėm me njė refren tė vogėl pushtoj zemrat e mijėra simpatizueseve. Kėnga “Origjinale” nuk e kthej Aurelen nga Amerika qė tė rri mė shumė nė Shqipėri, por e kthej edhe nė skenė si njė nga kėngėtarėt mė tė kėrkuara nė Shqipėri, Kosovė e diasporė.


OUT:


Genta provoj, por nuk fitoj


Pėr Gentėn ndoshta nuk mund tė konsiderohet ky vit edhe aq shumė i suksesshėm. Pothuajse gjashtė muaj ajo qėndroi nė Shqipėri pėr tė marr pjesė nė spektaklin e vallėzimit “Dancing With the Stars”. Pėrgatitjet intensive dhe pėrkushtimi i madh rreth kėtij spektakli e kishte heshtur Gentėn dhe ia kishte stopuar punėt rreth realizimit tė kėngėve tė reja. Genta gjatė 12 javėve sa zgjati ky spektakėl shfaqi performancė shumė tė mirė, mirėpo nė natėn finale ajo nuk arriti tė zė mė shumė se vendin e dytė. Pas spektaklit, Genta bėri njė sėrė akuzash nė drejtim tė organizatorėve duke thėnė se ia kanė bėrė me hile. Pasi ju kthye karrierės muzikore, Genta lansoi kėngėn bashkė me videoklip “Shkune tune”, e cila ndonėse pati sukses nė opinion, televizionet nacionale e censuruan videoklipin pėr shkak tė zhveshjeve tė tepėrta. Kėngėtarja Ismajli nuk e ndaloi hapin pėr tė provuar sukses edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Ajo mė kėngėn “This is my night” hyri nė konkurrim pėr finaliste tė festivalit zviceran pėr Eurovizion. Edhe pse besonte shumė se do tė jetė pjesė e finales sė kėtij festivali, fatkeqėsisht nuk ia doli. Nuk i munguan Gentės akuzat edhe pėr jurinė zvicerane duke aluduar pėr manipulim votash. Ndėrkohė muajve tė fundit Ismajli ka publikuar kėngėn mė tė re “Femėr shqiptare”.


In


Krejt Kosova top model


Televizionet kosovare edhe kėtė vit nuk shfaqen ndonjė emision qė ia vlen shumė pėr tė pėrmendur. Megjithatė, ndonėse jo nė nivel tė lartė profesional, emisioni “Unė jam top model” nė “RTV 21” mund tė thuhet se ka qenė ndėr emisionet mė tė shikuara televizive nė Kosovė. Pėrplot vajza e djem tė ligshtė dhe tė shėndosh, tė shkurtėr dhe tė gjatė nga tė gjitha trevat shqiptare e besa edhe nga diaspora na shfaqeshin ēdo tė shtune nė kėtė medium. Aq shumė kanė hyrė dhe kanė dalė nė kėtė spektakėl sa qė mendja tė thoshte se e gjithė Kosova ėshtė bėrė top model. Madje disa nga ata qė vetėm me nga tri –katėr herė u shfaqen para kamerės dhe shkuan nė gjysmė finale, e konsideronin veten tė famshėm sa qė u krahasonin edhe mė ato fytyra publike qė kanė mbi njėzet vjet karrierė skenike.


OUT


“Vip shpija” pa shije


Nė anėn tjetėr spektakli “Vip shpija” i cili pritej me pompozitet nė fillim tė tij, nuk u pėlqye edhe aq shumė nga audienca. Fytyrat tona publike tė cilat hynė nė kėtė spektakėl nuk ka lėnė shije tė mirė pėr shikuesit. Gjatė njė muaji sa zgjati ky spektakėl, pėrpos qė i kemi parė tė njohurit tanė duke u sharė dhe fyer me njėri tjetrin, ata nuk mbahen nė mend pėr diēka tė hairit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.PeJaNeT.Tk
 
Kush ka qenė ‘In’ e kush ‘Out’
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti & Kultura :: V.I.P NEWS-
Kėrce tek: